Politika Ndahen postet në SPAK, ja ku u caktua Arben Kraja

Ndahen postet në SPAK, ja ku u caktua Arben Kraja

Ish-kreu i SPAK, Arben Kraja dhe kreu i ri i SPAK, Altin Dumani

Pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ndryshime të tjera kanë ndodhur në këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

Mbledhja e Prokurorëve të Posaçëm ka vendosur Adnan Xholin në postin e Drejtuesit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar.

Më herët, ky post mbahej nga Altin Dumani.

Ndërkohë që Arben Kraja është zgjedhur Drejtues i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta.