Aktori i njohur i “Game of Thrones” Andrew Dunbar ka ndërruar jetë në prag të festave të fundvitit. 30–vjeçari vdiq papritur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Belfast.
Të menjëhershme kanë qenë deklaratat të karakterizuara me dhimbje dhe trishtim nga familjarët dhe miqtë e tij, pasi Dunbar u gjet i vdekur në banesën e tij.
“Ai ishte një person i sinqertë, i talentuar, i këndshëm dhe kishte një zemër kaq të mirë”, shkruan një prej miqve të tij.
Andy McClay, kolegu i tij në ‘Game of Thrones’ shprehet se për të ka qenë kënaqësi të kishte përreth një njeri të sjellshëm dhe të denjë si ai.
Një deklaratë për vdekjen e papritur të Andrew është bërë edhe nga departamenti i Ekstrasit, që ka bashkëpunuar disa herë me aktorin.
“Të themi se jemi të shokuar dhe të pikëlluar nga vdekja e Andrew Dunbar është pak. Ne kemi shumë kujtime ndër vite me Andrew gjatë punës sonë. Zhdërvjelltësia i mundësonte çdo rol, ai ishte shumë i talentuar, ndaj dhe kërkohej vazhdimisht nga produksione të ndryshme. Ai do të mbahet mend për shpirtin e tij të mirë. Do të na mungosh Andrew”.
Edhe pse vetëm 3 dekada jetë, Andrew Dunbar arriti të korrë shumë sukses. Ai nuk do të mbahet mend vetëm për rolin e Sparkut në ‘Games of Thrones’, por edhe oficerin e korruptuar në “Line of Duty”, rolin në “Derry Girls” dhe shumë shfaqje të tjera.