Kulturë Ndahet nga jeta aktori i njohur hollivudian

Ndahet nga jeta aktori i njohur hollivudian

Aktori i njohur hollivudian Andre Braugher është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare.

Fitues dy herë i çmimit Emmy u nda nga jeta pas një sëmundje, siç njoftoi publicisti i tij.

Ai ka spikatur në kinematografi si ylli i filmit “Brooklyn Nine-Nine and Homicide: Life on the Street”.

Andre Braugher portretizohej shpesh si oficer policie gjatë karrierës së tij kinematografike, duke interpretuar role dramatike dhe komedi.

I lindur në Çikago në vitin 1962, Brower, i cili ishte më i vogli nga katër fëmijët, studioi teatër me një bursë në Stanford dhe mori klasa aktrimi në Shkollën Juilliard për dramë.

Gjatë gjithë karrierës ishte nominuar 11 herë për çmimin Emmy, nga të cilat fitoi dy.