Aktualitet Ndahet nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë

Ndahet nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje.

Sina u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare.

Darjel Sina iu bashkua Gjykatës së Lartë në Prill të vitit 2022 dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Për shkak të sëmundjes së rëndë që kohët e fundit i kishte përkeqësuar gjendjen shëndetësore, Sina kishte pezulluar detyrën e tij në Gjykatën e Lartë.

Vetë kjo e fundit ka shprehur ngushëllimet për humbjen e kolegut të tyre.