I ati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Bashkim Tahiri, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen e Facebook të Saimir Tahiri, ku është publikuar një letër që ish-ministri e ka shkruar nga burgu.
“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më: Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë”, shkruhet në letrën e Saimir Tahirit për të atin e tij.
Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në burg ku vuan dënimin me 3.4 vite heqje lirie.