Bashkëshorti i ministres së Kulturës, Elva Margariti, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare.
Artan Asllani humbi betejën me një sëmundje të rëndë, prej të cilës vuante prej vitesh.
Homazhet, para se i ndjeri të përcillet për në banesën e fundit, do të mbahen nesër në orën 09:00.
Elva Margariti, e cila u bë pjesë e kabinetit qeveritar në dhjetor të 2018-s, e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së publikut.
Bashkëshorti i saj i ndjerë, aksioner i një kompanie dekorimesh, nuk është parë në krah Margaritit për ta shoqëruar në eventet e organizuara nga Ministria që ajo drejton. Ata kanë një vajzë 10 vjeçe.