Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori dhe regjisori shqiptar Dhimitër Orgocka.
Regjisori i njohur është ndarë nga jeta si pasojë e një hemoragjie cerebrale.
Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ai mbante titullin “Mjeshtër i madh”.
Si aktor, Orgocka numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. Ndërsa në kinematografi njihet për rolet e tij tek filmi “Gjeneral Gramafon”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Asgjë nuk harrohet”, “Njerëz në rrymë”, “Yjet e netëve të gjata” dhe “Horizonte të hapura”.