Ikona e njohur e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Nexhmije Pagarusha vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Artistja shqiptare është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
Nexhmija Pagarusha lindi më 7 Maj të 1933-shit në Pagarushë, një fshat pranë Malishevës në Kosovë. Ajo përfundoi shkollën fillore në Malishevë ndërkohë që më pas shkoi në Beograd për të vazhduar shkollën për këngë. Karrierën muzikore si këngëtare Pagarusha e nisi në vitin 1948 në Radion Prishtina.
Ajo ka pasur një karrierë artistike prej rreth 40 vitesh. Një ndër këngët më të dëgjuara të saj është “Baresha”, e cila u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi.
Pagarusha i dha fund karrierës muzikore në një koncert në Sarajevë. Në vitin 2012, ajo mori nga Presidenti Bujar Nishani titullin “Nderi i Kombit”.