Një tjetër mjek nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen e koronavirusit Covid-19.
Mjeku Drini Dobi është ndarë jeta pasi nuk i ka mbijetuar dot kësaj sëmundje.
Dobi ishte dërguar në Itali për mjekim më të specializuar pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar pas infektimit me Covid-19.
Lajmi i hidhur u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarliu.
“Jam tej mase e pikëlluar për ndarjen nga jeta të një miku të mirë dhe një profesionisti të shkëlqyer, doktor Drini Dobit.
Kishim shpresuar shumë, deri në çastet e fundit, se Doktor Drini do t’ia dilte ta fitonte këtë betejë për jetën, ashtu siç ia kishte dalë me mijëra herë të fitonte betejat për pacientët e tij.
Jam pranë Floridës, familjes dhe kolegëve të Drini Dobit në këto momente të trishtueshme. Dhimbja është e madhe në këto momente kaq të hidhura për të gjithë. U prehsh në paqe Doktor Drini”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë, familjarë të Dobit kishin bërë apel dhe thirrje për të mbledhur sa më shumë fonde për kurimin e tij në Itali.