Motra e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Hajrie Osmani u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Ajo jetonte prej kohësh në Kodër-Kamëz.
Nuk dihet shkaku i ndarjes nga jeta.
Berisha ka pasur një lidhje të ngushtë motrën e vetme, edhe për shkak se kishte qenë ajo që ishte kujdesur gjatë rritjes së tij.
Në të paktat prononcime për mediat ajo kishte shprehur gjithmonë një ndjeshmëri dhe lidhje të fortë me vëllain duke treguar kështu lidhjen speciale që ekzistonte mes saj dhe Saliut.
Ish-kryeministri Berisha ka patur edhe një vëlla, Selim Berishën, i cili është ndarë nga jeta në kohën e komunizmit.