Kosova Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur në Kosovë

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur në Kosovë

Arton Turkaj, një personazh i njohur i rrjeteve sociale si dhe botës së gazetarisë në Kosovë, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë.

Siç raportohet nga kolegët gazetarë në rrjetet sociale, i riu u nda nga jeta për shkak të një sulmi në zemër.

Turkaj ishte një personazh shumë i dashur në rrjetet sociale, veçanërisht për memet e tij dhe statuset ku me humor ironizonte aktualitetin në Kosovë.

Miqtë e tij janë shprehur të shokuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit.

Postimi i funidt i Turkaj në rrjete sociale ka qenë rreth një ditë më parë, ku ai ironizonte serialet turke që jepen në Kosovë.