Aktori i njohur amerikan Willie Garson ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.
Ai ishte i njohur kryesisht për rolin e tij në serialin “Sex and the city” si Stanford Blatch.
Willie luante rolin e shokut të ngushtë gay përkrah aktores Sarah Jessica Parker nga viti 1998 deri në 2004. Garson pritej të ishte dhe pjesë e rikthimit të serialit ku dhe ishte parë ë xhirime me mikeshën e tij të vjetër.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të aktorit e ka dhënë miku i tij Titus Welliver më anë të një postimi teksa shkruante “Jam pa fjalë, të dua vëllai im. Ndihemi bosh”.
“Të dua shumë babi, u prehsh në paqe, jam shumë i lumtur që ne mundëm të ndanim shumë aventura bashkë dhe për çdo gjë që arritëm. Jam krenar për ty“, shkruan djali i tij në Instagram.
Kolegë të tjerë të aktorit i dhanë lamtumirën dhe shprehën ngushëllimet.
Mësohet se sipas TMZ aktori kishte kohë që ishte duke u trajtuar për sëmundjen e kancerit, por ende nuk ka një konfirmim.