Kulturë Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare këngëtari grek, Haris Kostopoulos

Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare këngëtari grek, Haris Kostopoulos

Këngëtari i njohur grek, Haris Kostopoulos është ndarë nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, në orët e para të së shtunës, 20 janar. Këngëtari ishte shtruar për disa kohë në një klinikë private, teksa po përballej me një betejë të vështirë me kancerin, shkruan Protothema.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në Facebook, pak orë pas vdekjes së tij.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se babai dhe bashkëshorti ynë i dashur Haris dha frymën e fundit në orët e para të mëngjesit pas një beteje të gjatë me kancerin. Se kur dhe ku do të bëhet varrimi do të informojmë së shpejti, në mënyrë që të gjithë t’i japim lamtumirën Hirës sonë. Kërkojmë mirëkuptim dhe respekt në këtë kohë zie. Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona për mjekët dhe stafin infermieror në ‘Metropolitan’ për përpjekjet e tyre gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Christos, Raphael, Vivi”, shkruhet në faqen zyrtare të këngëtarit.

Haris lindi në Aridaia më 16 mars 1964 dhe u rrit në një familje muzikore. Ai e filloi karrierën e tij si buzukist në moshën 11 vjeçare për qendra të ndryshme argëtimi në qytetet e ‘Maqedonisë’ si Edesa dhe Veria.

Ai ka shkruar tekste dhe muzikë për emra të mëdhenj të muzikës popullore greke, si Vassilis Karras, Makis Christodoulopoulos dhe Stamatis Gonidis. Gjatë karrierës së tij, ai publikoi 23 disqe. Disa nga hitet e tij më të shquara përfshijnë: “Ti më harro mua”, “Ti je një perëndeshë”, “Çfarë mëkatesh kam bërë” dhe “Më gjej dikë me ndjenja”.