Kulturë Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare Skënder Rusi

Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare Skënder Rusi

Poeti i njohur Skënder Rusi është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të rrallë në botën e letërsisë shqipe.

Rusi ka lindur në Devoll, në vitin 1952 dhe për rreth 50 vite ka kontribuar në artin shqiptar. Ai është autori i disa vëllimeve me poezi, duke u vlerësuar edhe me çmime të ndryshme, si dhe me titullin “Qytetar Nderi” në Korçë.

Në veprat e tij mund të gjejmë shumë elemente të Korçës, e cila duket se e ka frymëzuar gjithnjë poetin. Ai i ka kushtuar qindra poezi qytetit të tij të dashur.

Krijimet poetike të poetit Skënder Rusi janë botuar dhe përfshirë nëpër antologjitë e disa vendeve: Gjermani, Zvicër, Maqedonia e Veriut, Kosovë, Greqi etj.

Disa nga poezitë më të bukura të tij:

“Mos më duaj më”

“I njomë ishte bari”

“Pashë një mall”

“Dikush hyri mes nesh”

“Dhe vjen një moshë”

“Net marrëzish”

“Simfonia e takave”

“Si gjithmonë seç bën ca gjëra”

“Gruaja mëkatare”

“Ç’ditë e bukur për të vdekur”