Bryan Randall u nda nga jeta pas një beteje 3-vjeçare me sklerozën amiotrofike laterale (ALS) e njohur gjithashtu si sëmundja e Lou Gehrig, tha familja e tij për People. Ai ishte 57 vjeç.
“Bryan zgjodhi që herët ta mbante private rrugëtimin e tij me ALS dhe ata prej nesh që kujdeseshim për të bënë çmos për të respektuar kërkesën e tij,” lexohet në deklaratë. ALS karakterizohet nga shkatërrimi progresiv i qelizave nervore në palcën kurrizore dhe tru.
Sandra, 59 vjeç, u lidh për herë të parë me Bryan në vitin 2015, pak pasi e kishte punësuar për të fotografuar festën e ditëlindjes së djalit të saj Louis. Vitin tjetër, ata nisën të jetonin bashkë pasi aktorja birësoi fëmijën e saj të dytë, vajzën Laila.
“Ai është shembulli që do të doja që fëmijët e mi të kishin,” është shprehur Bullock në një intervistë për “Red Table Talk” në vitin 2021. “Unë nuk jam gjithmonë dakord me të dhe ai nuk është gjithmonë dakord me mua, por ai është shembull edhe kur unë nuk jam dakord me të”.
Në të njëjtën intervistë, Sandra e quajti Bryan-in “dashuria e jetës sime”, ndërsa sqaroi se të dy nuk kishin asnjë interes të martoheshin. Siç tha ajo: “Nuk kam nevojë për një letër për të qenë një partnere e përkushtuar dhe nënë e përkushtuar”.
“Unë jam dikush që kalova procesin e divorcit,” shpjegoi aktorja, e cila ishte e martuar me Jesse James nga viti 2005 deri në 2010.