Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e quan kërcënim për Kosovën dhe paqen e rajonit, faktin se sipas tij, Serbia po armatoset me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan: “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.
Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”