Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Lushnjë, për të cilën policia ka arrestuar çiftin e bashkëshortëve 23-vjeçarë.
Sipas të dhënave nga policia, F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe kanë realizuar një video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale.
Ngjarja është ende e paqartë, teksa materialet i kanë kaluar prokurorisë për të vijuar hetimet.