Francesca Pascale nuk ka dalë pa gjë nga marrëdhënia me ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.
E ashtuquajtura e fejuara e Kavalierit ka përfituar prej tij plot 20 milionë euro dhe një pagesë ekstra 1 milion euro në vit. Lajmin e bën të ditur e përjavshmja italiane “Oggi”.
36-vjeçarja Francesca Pascale dhe lideri i Forza Italia (84 vjeç) janë lidhur në vitin 2011. Në vjeshtën e vitit 2012, ata do të fotografoheshin bashkë në derbin Inter-Milan, çka e zyrtarizoi marrëdhënien e tyre.
Në mars të këtij viti, përmes një njoftimi zyrtar, Forza Italia konfirmoi ndarjen e tyre. Tashmë Berlusconi është në një marrëdhënie me deputeten e partisë së tij, Marta Fascina, rreth të 30-ave.
Ish-kryeministri ka pas krahëve një martesë të dështuar me Veronica Larion.