Mesditën e sotme u nda nga jeta ish-deputeti i PD Gerti Bogdani. Në moshën 44-vjeçare në formë krejt të papritur, atij iu prenë në mes të gjitha ëndrrat e thurura për të nesërmen.
Bashkëshortja e zotit Bogdani, Edlira Çepani njofton detajet e përcjelljes për në banesën e fundit të partnerit të saj.
Në një njoftim Edlira Çepani njofton se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 kur do të përcillet për në banesën e fundit.