Bota Ndër zjarret më të dëmshmet në historinë e SHBA: Sipërfaqja e djegur...

Ndër zjarret më të dëmshmet në historinë e SHBA: Sipërfaqja e djegur në Los Anxhelos më e madhe se Parisi

Sipërfaqja totale e djegur nga zjarret në Palisades, Eaton dhe Hurst, është afërsisht 38,629 hektarë që nga ora 2:30 e mëngjesit. Sipas shifrave të lëshuara nga Cal Fire kjo është afërsisht e barabartë me 60 milje katrore.

Qyteti i Parisit është 40 milje katrorë, që do të thotë se zjarret kanë djegur një sipërfaqe toke më të madhe se kryeqyteti i Francës.

Sipas të dhënave, vetëm zjarri Palisades është afërsisht 37 milje katrorë (23,713 hektarë), duke qenë afër madhësisë së Parisit.

Ndërkohë numri i viktimave nga zjarri që po shkrumbon Los Anxhelosin deri më tani ka shkuar në 24.

Zjarrfikësit u vunë në garë me kohën për të vënë nën kontroll vatrat aktive, duke përfituar nga zbutja e erës, por autoritetet parashikojnë përkeqësim të kushteve në ditët në vazhdim.

Guvernatori i Los Anxhelosit tha se kjo mund të jetë katastrofa më e rëndë natyrore në historinë amerikane.

Zjarret shkatërruese pritet të rezultojnë në dëme dhe kosto historike, duke shkatërruar ndërtesa dhe infrastrukturë, teksa gjithashtu kanë dëmtuar edhe biznese të shumta.

Mijëra banesa janë bërë hi në Kaliforni, ku çmimi mesatar i shtëpive është rreth 780.000 dollarë dhe rreth 3 milionë dollarë në lagjen Palisades, një nga lagjet e goditura nga zjarret që shpërthyen më 7 janar.

Javën e kaluar, AccuWeather vlerësoi se dëmet dhe humbjet ekonomike janë midis 135 dhe 150 miliardë dollarë.

“Ky zjarr masiv që lëviz shpejtë, i drejtuar nga era, ka krijuar një nga fatkeqësitë më të kushtueshme të zjarreve në historinë moderne të SHBA-së”, tha Jonathan Porter, krye-meteorologu i AccuWeather.

“Erërat e përmasave të uraganit dërguan flakë nëpër lagje të mbushura me shtëpi me vlerë shumë milionëshe”, shtoi ai.

Porter i quajti skenat e shkatërrimit “zemërthyese”, dhe shtuar se dëmi ekonomik është tronditës.

“Për ta vënë këtë në perspektivë, dëmi total dhe humbja ekonomike nga kjo fatkeqësi e zjarreve të egra mund të arrijë gati 4 për qind të PBB-së vjetore të shtetit të Kalifornisë”, theksoi ai.