Kryesore “Ndërkombëtarët mos ta mbështesin”, Berisha: Rama i riktheu shqiptarët te gomonet

“Ndërkombëtarët mos ta mbështesin”, Berisha: Rama i riktheu shqiptarët te gomonet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti cunam të lirisë së shqiptarëve protestën e organizuar të shtunën nga opozita.

Ai e quajti kryeministrin Edi Rama armikun më të madh të vendit që pas diktatorit Enver Hoxha.

Berisha ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se pas 32 vjetësh, bota i sheh shqiptarët si njerëzit e gomoneve.

“Njëlloj si 32 vjet më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 31 vjet rruge në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës! Ky armik i votës suaj, i lirisë suaj, nuk njeh ligj, kushtetutë e moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me gjithë makinerinë e narkoshtetit të tij që t’u rrëmbejë shqiptarëve votën, dinjitetin, shpresën, besimin. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona”, tha Berisha në fjalën e tij në protestë.

“Rama ka vendosur monizmin e plotë, ndaj dhe ju ftoj sot nga ky shesh të brohorasim, njëlloj si dy vite më parë “vdekje monizmit”. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë”.

Sali Berisha ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të mos e mbështesin më Edi Ramën.

Nga foltorja përpara Kryeministrisë, kryetari i PD-sw tha se Rama është një armik i votës së lirë dhe prej kësaj gjëje rrjedhin të gjithë gjërat e këqija në Shqipëri.

Një mesazh për partnerët. Opozita ka trashëgimi të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju dhe me BE dhe me NATO, partner strategjik SHBA. Të gjitha që kemi ndërtuar i kemi ndërtuar në vlerat që ndani njëri me tjetrin. Bazuar në votën e lirë, kushtetutshmërinë, zbatimin e ligjit;. Thirrje. Mos mbështesin regjimin e Edi Ramës sepse është një armik i votës së lirë së shqiptarë. Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët. Nga ky shesh deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve të saj. Stabiliteti dhe vota apo shpresa dhe e ardhmja do të jenë të pandara”, u shpreh Berisha.