Politika Ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë? Rama: Jo! Pavarësisht se për disa jam...

Ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë? Rama: Jo! Pavarësisht se për disa jam vëllai i Vuqiqit, jam në konflikt të hapur interesi

Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën për shtyp këtë të enjte nëse ka bërë ndonjëherë tentativa për të ndërmjetësuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama u përgjigj duke thënë se nuk mund të bëjë ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë pasi është në konflikt të hapur interesi.

Gazetarja: A keni bërë tentativa për të ndërmjetësuar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë?

Edi Rama: Jo, asnjëherë.

Gazetarja: A jeni gati të bëni ndërmjetësin duke shfrytëzuar edhe samitin e Berlinit?

Edi Rama: Jo asnjëherë! Jo!

Gazetarja: A mund të shfrytëzohet samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë për të bërë një ndërmjetësim mes palëve?

Edi Rama: Unë nuk mund të bëj ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë sepse unë jam në konflikt të hapur interesi. Është shumë e thjeshtë. Pavarësisht se për disa jam vëllai i Vuqiqit, por edhe Vuqiqi e di shumë mirë që jam në konflikt të hapur interesi dhe nuk mund të bëj ndërmjetësime.