Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar këtë të premte se referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
Me një reagim publik, ky institucion thekson se 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19.
Fillimisht në media u raportua se i riu kishte humbur jetën nga COVID-19, por ky pretendim është hedhur poshtë nga institucioni i Ministrisë e Shëndetësisë.
Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e saj theksoi se 3 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë konfirmuar 108 raste të tjera pozitive. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri dje janë regjistruar 4,466 raste pozitive dhe 123 humbje jete.