Ka ndërruar jetë në spital njëri prej banorëve të fshatit Lofkënd në Mallakastër që u rrëzuan brenda pusit të ujit.
Viktima është 38-vjeçari Besnik Veliaj. Ai u dërgua në spital me shenja jete pasi u nxorr nga pusi.
Por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Bashkë me të në pus u rrëzua edhe Bledar Bregu 33 vjeç, i cili ndodhet në spital i plagosur.
Dy banorët u rrëzuan në pusin e ujit pasi kishin hyrë për ta pastruar. Ata u nxorrën prej andej nga forcat zjarrfikëse dhe policia.