Kryesore Ndërron jetë 64-vjeçarja, viktima e 32-të me COVID-19 në Shqipëri

Ndërron jetë 64-vjeçarja, viktima e 32-të me COVID-19 në Shqipëri

Foto ilustruese nga Spitali Infektiv

Një 64-vjeçare nga Tirana e infektuar me COVID-19 vdiq pasditen e së shtunës duke rënduar bilancin e viktimave nga pandemia në 32 të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 64-vjeçarja ishte shtruar prej 3 javësh në spital prej ndërlikimeve që i kishte shkaktuar koronavirusi, ndërsa saktësoi se prej 4 muajsh pacientja vuante edhe nga limfoma e trurit.

Kështu pas 24 ditësh pa viktima, pandemia e COVID-19 merr një tjetër jetë në Shqipëri.

Viktima e fundit e prekur nga infeksioni ishte një 71-vjeçar nga Shkodra, i cili vdiq më 29 prill.

Sipas statistikave zyrtare, 91 përqind e viktimave ndër pacientët me COVID-19 në Shqipëri kanë qenë të moshës mbi 60-vjeç dhe vetëm 32 përqind gra.