Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare aktori i dashur, i paharruar për shumëkënd, Francesco Nutti. Toskanasi i trishtuar mbylli sytë pas në periudhe të trazuar të jetës së vet personale që e kaloi në vetmi. Në atë vetmi që kaq shumë karakterizonte filmat e tij.
Nutti, një nga fytyrat më të njohura dhe më të dashura të kinematografisë dhe argëtimit italian prej disa kohësh ishte i sëmurë.
Nutti diti të ekspozojë pozitën komike, të brishtë të njeriut të thjeshtë, që teksa përplaset dhe keqkuptohet me jetën, shndërrohet me fatin e vet në një vëzhgues shumë të hollë të realitetit. Duke të kthyer buzëqeshjen edhe në një dramë. Sepse filmat e tij ishin kryesisht dramatikë edhe pse zhvillohen dhe shpalosen përmes humorit.
Pavarësisht vlerësimeve të shumta, në kujtesë ai do mbetet për filmin “Gjithë faji është i parajsës”, mbushur me mesazhe, humanizëm dhe një fill aq të natyrshëm të fatit.