Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja.
Ai ishte nderuar me një sërë çmimesh si “Kalorësi i urdhrit së Skenderbeut”, “Mjeshtër i Madh” dhe “ Krenaria e Qytetit” të Shkodrës.
Krijimtaria e tij ka qenë e lidhur me Teatrin Kombëtar, por më së shumti me atë “Migjeni” të Shkodrës ku ka kontribuuar prej 60 vjetësh.
Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të shfaqur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni.
Mes tyre përmendet drama “Fisheku në pajë” e cila vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë.
Të njohura janë edhe dramat “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbërit”, etj.