Kulturë Ndërron jetë Nënëmadhja, mbajti mbërthyer përpara televizorit fëmijët e viteve ‘80

Ndërron jetë Nënëmadhja, mbajti mbërthyer përpara televizorit fëmijët e viteve ‘80

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare aktorja skoceze, Gudrun Ure, e njohur për rolin e saj Nënëmadhja, në serialin me të njëjtin emër, që mbajti mbërthyer përpara televizorit fëmijët e viteve 1980.

Lajmi u dha nga familjarët e aktores, të cilët tregojnë se Gudrun ndërroi jetë në shtëpinë e saj që ndodhet në rrethinat e Londrës.

Nënëmadhja, ishte një superheroinë e cila fitoi fuqi të mbinatyrshme, pasi u godit nga rrezet eksperimentale të një shkencëtari dhe luftonte të këqinjtë.

Për këtë rol, Gurdun fitoi dhe një çmim Emmy në vitin 1985, për filmin më të mirë për fëmijë.