Aktualitet Ndërron jetë nga COVID-19 profesori i njohur i Historisë, Llambro Filo

Ndërron jetë nga COVID-19 profesori i njohur i Historisë, Llambro Filo

Historiani i njohur Llambro Filo ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19 në moshën 78-vjeçare.

Filo ishte i shtruar prej disa ditësh në spital dhe nuk ka mundur t’i mbijetoi virusit për shkak edhe të sëmundjeve të tjera.

Historiani ishte pedagog në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Ka dyshimet se Filo është infektuar me koronavirus gjatë pushimeve në Pogradec.