Extra Ndërron jetën “mbreti” i pornografisë

Ndërron jetën “mbreti” i pornografisë

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, Larry Flynt, “mbreti i pornografisë” amerikane, i njohur për krijimin e një perandorie editoriale me drita të kuqe duke nisur nga revista “Hustler”, në vitin 1974.

Ai themeloi revistën “Hustler” në vitin 1974 për të njohur suksesin e madh të shitjeve pas publikimit të një fotoje nudo të Jacqueline Kennedy Onassis. Që nga ky moment ai do të kthehet në një nga personat më të suksesshëm në industrinë e pornos, duke kërkuar protagonizëm edhe për të drejtën e fjalës. Në vitin 1988 ai fitoi një çështje ligjore që i njihte të drejtën qytetarëve të tallen me figurat publike. Çështja bëri bujë edhe sepse artikulli tallës kishte objekt pastorin konservator Jerry Falwell. Në vitin 1996, Milos Forman realizoi filmin “Populli kundër Larry Flint” për të cilin do të shprehej se e admironte si njeri për jetën, kurajën dhe këmbënguljen e tij.

I paralizuar që prej vitit 1978 pasi tentoi të vriste veten, Flynt ndërroi jetë në Los Anxhelos për shkak të problemeve kardiake.

Për vitet të tëra ai u angazhua dhe në shumë beteja politike, më e fundit prej të cilave ishte ajo kundër ish-presidentit, Donald Trump.

Në kohën kur Trump u bë president i Shteteve të Bashkuara, Flynt ofroi 10 milionë dollarë për këdo që i sillte prova për të nisur procedurat e “impeachment” për ta larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Edhe në vitin 1998, ai doli në krah Bill Clinton, i cili u trondit nga skandali me Monica Lewinsky, duke ofruar edhe në këtë rast para për këdo që i sillte histori tradhtie të liderëve republikanë.