Monumentet arkitekturore i kanë magjepsur gjithmonë njerëzit. Struktura të tilla si La Sagrada Família në Barcelonë apo Empire State Building në qytetin e Nju Jorkut janë po aq të famshme sa dhe vetë qytetet ku ato ndodhen, duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit, të cilët janë të etur për të dëshmuar personalisht madhështinë e këtyre ndërtesave.
Por, sipas një raporti të ri nga Money.co.uk, Burj Khalifa në Dubai zgjon kureshtjen e njerëzve më shumë se çdo gjë tjetër, pasi kjo strukturë imponuese është dizajni arkitekturor më i kërkuar në Google në të gjithë botën.
Ndërtesa kërkohet në Google mesatarisht më shumë se 1.5 milionë herë në muaj dhe është struktura më e njohur në 71 vende të botës.
Ky qiellgërvishtës me shumë funksione, i cili mban disa rekorde botërore, duke përfshirë rekordin e ndërtesës më të lartë dhe të strukturës më të lartë pa mbështetje, ngrihet në një lartësi të madhe prej 828 metrash në qendër të Dubait.
Ndërtesa ka 162 kate dhe një hapësirë vëzhgimi në katin e 124, edhe kjo hapësira e vëzhgimit më e lartë në botë.
Burj Khalifa, e përuruar në vitin 2010, u konceptua nga arkitekti fitues i shumë çmimeve, Adrian Smith, nga studio me qendër në Çikago, Skidmore, Owings & Merrill.
Projektet më të shquara të kësaj kompanie përfshijnë Parkun Millennium dhe Kullën NBC në Windy City, Qendrën e Rilindjes së General Motors në Detroit, dhe Kullën e Parkut Qendror të qytetit të Nju Jork.
Megjithëse Burj Khalifa është një mrekulli e inxhinierisë dhe e zgjuarsisë së njeriut, dizajni i saj në formë Y me nivele u frymëzua nga shkretëtira lokale Hymenocallis Spider Lily. Në këtë qiellgërvishtës ndodhen shumë biznese, duke përfshirë Armani Hotel Dubai dhe Armani Residences, At.Mosphere – restoranti më i lartë në botë, i vendosur në katin e 122-të, dhe Lounge Burj Khalifa, e cila ndodhet në një lartësi prej 585 metrash.
E dyta në listën e Money.co.uk është Kulla Eifel –projekti arkitekturor më i kërkuar në Google, në 29 vende. Pika historike e Parisit u ndërtua për Ekspozitën Universale të qytetit në vitin 1889. Që atëherë, ajo është bërë simboli i tij dhe një nga zonat më të vizituara të Parisit.
Taj Mahal i Indisë zë vendin e tretë. U deshën gati 20 vjet që kjo ndërtesë të përfundonte. Ajo u konceptua si një mauzoleum për gruan e perandorit Shah Jahan, e cila vdiq gjatë lindjes së fëmijës së saj.
Projektet arkitekturore më të kërkuara në Google në botë
1- Burj Khalifa (Adrian Smith) – 71 vende
2- Eiffel Tower (Stephen Sauvestre) – 29 vende
3- Taj Mahal (Ustad Ahmad Lahouri) – 23 vende
4- Empire State Building (Shreve, Lamb and Harmon) – 5 vende
5- Musée Du Louvre (I. M. Pei) – 3 vende
6- La Sagrada Família (Antoni Gaudi) – 2 vende
7- The Shard (Renzo Piano) – 1 vend
8- Gardens by the Bay (Grant Associates) – 1 vend
9- Notre Dame Cathedral (N/A) – 1 vend
10- Hallgrímskirkja (Guðjón Samúelsson) – 1 vend
Siç shikohet në hartë, Shqipëria në hartë është në ngjyrë rozë, e cila i korrespondon Burj Khalifa
Arkitekti më i kërkuar në Google, sipas vendeve
Zaha Hadid
Nëse shihni në gamën e sukseseve, nuk është e vështirë të kuptosh se pse Dame Zaha Hadid është arkitektja më e famshme në botë.
E cilësuar “mbretëresha e kurbës”, projektet futuristike dhe përdorimi i formave gjeometrike të Hadid e kanë bërë atë një ndër emrat më të famshëm të arkitekturës.
Dikur, ajo u përshkrua si arkitektja që “çliroi gjeometrinë arkitekturore, duke i dhënë asaj një identitet krejtësisht të ri ekspresiv”.
Në karrierën e saj, Hadid ka fituar çmime të shumta për punën e saj, duke përfshirë të qenët gruaja e parë që fiton Çmimin Pritzker për Arkitekturën dhe gruaja e parë, e cila u vlerësua individualisht me “Royal Gold Medal” nga Royal Institute of British Architects.
Ndër veprat më të rëndësishme përmendim Muzeun e Artit dhe Arkitekturës Bashkëkohore MAXXI në Romë, Bridge Pavilion (Pavijoni i Urës) në Zaragoza dhe Heydar Aliyev Centre në Baku.
10 projektet më të famshme të Zaha Hadid në Instagram
1- Heydar Aliyev Centre – 36,272 hashtag
2- MAXXI: Museum of XXI Century Arts – 19,443 hashtag
3- Messner Mountain Museum – 18,838 hashtag
4- One Thousand Museum – 13,812 hashtag
5- Phaeno Science Centre – 10,537 hashtag
6- Antwerp Port House – 9,405 hashtag
7- Wangjing SOHO – 8,777 hashtag
8- London Aquatics Centre – 7,436 hashtag
9- Guangzhou Opera House – 7,056 hashtag
10- Bergisel Ski Jump – 6,101 hashtag
Le Corbusier
Le Corbusier, i njohur edhe si Charles-Édouard Jeanneret, ishte një pionier i arkitekturës moderniste.
Përveçse një nga arkitektët më të famshëm në botë, Le Corbusier njihet edhe për punën e tij si projektues, piktor, urbanist dhe shkrimtar.
Ndër veprat më të famshme të tij përmendim Esprit Nouveau Pavilion në Paris, kapelën e Notre Dame du Haut në Ronchamp dhe Villa Savoye në Paris.
10 projektet më të famshme të Le Corbusier në Instagram
1- National Museum of Western Art – 67,924 hashtag
2- Villa Savoye – 42,886 hashtag
3- Unité d’Habitation, Marseille (La Cité Radieuse) – 38,583 hashtag
4- Notre-Dame du Haut – 32,641 hashtag
5- United Nations Secretariat Building – 16,014 hashtag
6- Sainte Marie de La Tourette – 9,002 hashtag
7- Villa La Roche – 7,137 hashtag
8- Maisons de la Weissenhof-Siedlung – 6,852 hashtag
9- Curutchet House – 6,156 hashtag
10- Unité d’Habitation, Berlin (Corbusierhaus) – 5,236 hashtag
Frank Lloyd Wright
Ndoshta një nga arkitektët modernë më në zë, Frank Lloyd Wright besonte se ndërtesat duhet të ishin në harmoni me mjedisin rrethues. Kështu, ai zhvilloi një filozofi që e quajti “arkitekturë organike”.
Kjo filozofi është e dukshme në ndërtesën e tij më të famshme, Fallingwater, me ballkone të mëdhenj drejtkëndësh që notojnë mbi ujëvarën e përfshirë në shtëpi.
Vepra të tjera të famshme janë Guggenheim Museum në Nju Jork dhe Imperial Hotel në Japoni.
1- Solomon R. Guggenheim Museum – 228,595 hashtagë
2- Fallingwater – 111,643 hashtag
3- Taliesin West – 22,714 hashtag
4- Taliesin – 19,440 hashtag
5- Darwin Martin House – 15,394 hashtag
6- Hollyhock House – 10,794 hashtag
7- Robie House – 10,486 hashtag
8- ASU Gammage Auditorium – 9,184 hashtag
9- Kentuck Knob – 5,904 hashtag
10- Millard House (La Miniatura) – 5,532 hashtag
Arkitektët më të kërkuar në Google në Europë
Zaha Hadid – 24 vende
Shqipëri, Armeni, Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Hungari, Lituani, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumani, Serbi, Qipro, Estoni, Greqi, Irlandë, Letoni, Bjellorusi, Çeki, Ukrainë, Poloni, Sllovaki, Mbretëri e Bashkuar.
Le Corbusier – 5 vende
Luksemburg, Zvicër, Belgjikë, Kroaci, Spanjë.
Gustave Eiffel – 3 vende
Moldavi, Portugali, Francë.
Arne Jacobsen – 3 vende
Islandë, Danimarkë, Norvegji.
Renzo Piano – 2 vende
Maltë, Itali.
Alvar Aalto – 2 vende
Finlandë, Suedi.
Rem Koolhaas – 1 vend
Holandë.
Frank Lloyd Wright – 1 vend
Slloveni.