Ndërtesa e lartë Salesforce Tower (326 metra) në San Francisko është shpallur si ndërtesa më e mirë në botë për 2019.
Ky çmim jepet çdo vit nga Këshilli Ndërtesat e Larta dhe Habitatet Urbane me bazë në Çikago.
Salesforce Tower, u zgjodh si ndërtesa më e mirë në kategorinë e ndërtesave nga 300 deri në 399 metra.
Sipas jurisë, çmimi iu dha kësaj ndërtese sepse ajo u vlerësua si një prej ndërtesave me strukturën dhe me dizajnin më të mirë kundër tërmetit. Ajo u vlerësua gjithashtu edhe për mënyrën mjaft të mirëmenduar me të cilën ajo lidhej me habitatin urban që ndodhej rreth e qark saj. Kjo kullë është më e larta në San Francisko dhe në të ndodhen vetëm zyra.
Ndërtesa Forma Itaim në Sao Paulo, fitoi çmimin si ndërtesa më e mirë në botë poshtë 100 metrave.
Kjo ndërtesë është ndërtuar kryesisht për të përmbushur kërkesat e shtresës së mesme, prandaj shërben kryesisht si ndërtesë banimi.
Struktura e saj e veçantë ishte ajo që ndikoi kryesisht tek juria, që më pas i dha asaj çmimin si ndërtesa më e mirë në botë për banim nën 100 metra.
Juria u impresionua gjithashtu edhe nga larmia e ngjyrave të përdorura në fasadën e jashtme të saj.
Ndërtesa Amorepacific Headquarters në Seul fitoi çmimin si ndërtesa më e mirë në botë në kategorinë e ndërtesave nga 100 deri në 199 metra. Në të ndodhen një muze, një sallë e madhe auditori, një librari dhe një restorant.
Ky çmim iu dha kësaj ndërtese sepse gjykatësit vlerësuan pozicionimin e saj, ku menjëherë pasi dilje prej saj ti ishte në zemër të qytetit, ndërsa pasi hyje në të futeshe një botë krejtësisht tjetër, duke e ftuar publikun në një atrium gjigand.
Ndërtesa Shenzhen Energy Headquarters në Shenzhen u vlerësua si ndërtesa më e mirë në botë në kategorinë nga 200-299 metra. Juria u impresionua nga dizajni i strukturës së saj të jashtme, një pjesë e së cilit të krijonte idenë sikur ishte duke u lëkundur.
Dy kullat e saj, ajo veriu dhe ajo jugore lidhen me njëra-tjetrën më një ndërtesa të vogël tetë-katëshe që ndodhet ndërmjet tyre dhe ku ndodhen restorante, dyqane tregtare, kafene dhe qendra konferencash.
Ndërtesa Ping An në Shenzen të Kinës është cilësuar si ndërtesa më e mirë në botë mbi 400 metra.
Ajo është e lartë rreth 599 metra dhe ndodhet në zonën e re financiare të Shenzhenit.
Ndërtimi i kësaj kulle mori rreth shtatë vjet dhe ajo është njëkohësisht edhe ndërtesa e dytë më e lartë në të gjithë Kinën.
Ajo ka më shumë se 100 kate në të cilët ndodhen zyra, dyqane të ndryshëm, salla konferencash, etj.
Ndërtesa më e mirë në Hollandë u cilësua European Patent Office. Juria ia dha asaj këtë çmim për shkak të strukturës së saj të veçantë e cila në çatinë e saj përbehet nga panele diellore dhe pikërisht kjo u vlerësua si një metodë për të nxitur me tej zbatimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Një gjë tjetër shumë e veçantë në strukturën e saj të jashtë është edhe fasada dyshe në të dyja anët e saj, dhe ku varen edhe bimë të ndryshme kacavjerrëse.
Ndërtesa e cila mori çmimin si ndërtesa më e mirë për banim në Nju Jork ishte ajo e 277 Fifth Avenue.
Kompleksi Kampung Admiralty në Singapor, u vlerësua si kompleksi me ndërthurjen më të mirë të shërbimeve që ndodhen aty. Ky është një kompleks i cili shërben për të akomoduar kryesisht të moshuarit. Pjesë e këtij kompleksi janë gjithashtu një shesh i madh që ndodhet përpara kompleksi, një qendër mjekësore dhe një fermë.
Ky është një prej masterplaneve më të mirë në projektin e ri në Central Park në Sidnei të Australisë.
Ai përfshin 11 ndërtesa, më shumë se 2,000 apartamente banimi dhe mbi 1,000 apartamente për studentë.
Çmimi për ndërtesën të rinovuar në mënyrën më të mirë të mundshme iu dha Hotelit Chao në Pekin. Sipas jurisë, çmimi iu dha kësaj ndërtesë për mënyrën sesi struktura e saj origjinale ishte ruajtur ndërkohë që në dizajnin e saj ishin shtuar edhe shumë elementë modernë.
Ndërtesës Amorepacific Headquarters në Seul iu dha një çmim i dytë dhe këtë herë ai ishte për hapësirën e saj të brendshme e cila është e ndërtuar kryesisht nga betoni.
Ndërtesa Atira La Trobe Street në Melburn ka fituar çmimin për ndërtimin më të mirë. Sipas jurisë kjo ndërtesë është e përbërë më blloqe parafabrikat, por të cilat nuk dallojnë fare sepse vendosja e tyre është bërë në mënyrë të përsosur sikur i gjithë pallati të ishte një pjesë e vetme. Ata theksuan gjithashtu kjo ndërtesë të ofron një stabilitet të lartë. Kjo ndërtesë shërben për akomodimin e studentëve në Melburn.
Kulla Britam në Nairobi, njëkohësisht edhe ndërtesa më e lartë në Kenia, është cilësuar si ndërtesa me strukturën mekanike dhe elektrike më të mirë.
Kulla Azirieli Sarona në Tel Aviv, rreth 238 metra e lartë është njëkohësisht edhe ndërtesa më e lartë në Izrael. Kjo ndërtesë ka marrë çmimin si ndërtesa me fasadën më të mirë, si pasojë e së cilës ajo arrin të kursejë deri në 27.5 për qind energji.
Juria u shpreh e impresionuar nga përpikmëria inxhinierike e kësaj kulle.
Ndërtesa Morpheus mori çmimin si ndërtesa më mirë e projektuar kundër zjarrit, si edhe për fasadën e saj të përbërë prej formash të ndryshme gjeometrike.
Kompleksi rezidencial Pinnacle@Duxton në Singapor u hap në vitin 2010 dhe ka 2 prej kopshteve më të gjatë në botë që ndodhen në çatitë e 7 prej ndërtesave që përbëjnë këtë kompleks fantastik në Singapor. Secili prej 2 kopshteve është rreth 500 metra i gjatë.