Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish sot planin për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës, dhe Thumanë.
Kreu i qeverisë deklaroi se procesi i rindërtimit do të kërkojë një fuqi të madhe punëtore që me shumë mundësi Shqipëria nuk e plotëson dhe për këtë arsye mund të kërkohet ndihmë dhe nga jashtë.
“Nga eksperienca dhe çfarë kam parë nga kompanitë, kemi probleme në fuqitë punëtore në ndërtim. Duhet përfituar që të kërkojmë fuqi punëtore të huaj, në rast se del nevoja për fuqi punëtore.
Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në datën 19 duhet të kalojë paketa për aksesin në fuqi punëtore, që kompanitë të marrin nga jashtë. Do nisim punën në Laç për t’i hapur rrugën këtij procesi”, tha kryeministri Rama.