Policia ka vijuar kontrollet në Rinas për udhëtarët që vijnë në Britania e Madhe dhe nuk respektojnë karantinimin e detyruar në Shqipëri.
Sot mësohet se janë ndëshkuar dhe 9 qytetarë me masën administrative 700.000 lekë secili, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm 14 ditor që duhet të kryenin pasi kishin ardhur nga Britania.
Po ashtu policia Policia Kufitare e Rinasit ndëshkoi edhe 6 persona të tjerë dy ditë më parë, pasi nuk ishin izoluar pas udhëtimit të tyre.
Në bazë të një urdhri nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se personat që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe dhe hyjnë në Shqipëri, janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë, por shumë qytetarë nuk e kanë respektuar.