Kemi parë reagime nga më të ndryshmet, madje edhe dhunë ndaj arbitrit, në momentin kur futbollistët e kanë mbyllur ndeshjen para kohe pasi janë ndëshkuar me karton të kuq.
Por ajo që ka ndodhur në një ndeshje të ligave inferiore në Angli është me të vërtetë e veçantë.
Futbollisti Julius Muraga u ndëshkua me karton të kuq dhe teksa u rikthye në dhomat e zhveshjes, ai uli çelësin e dritave të stadiumit!
Megjithatë, futbollisti u shpreh se një veprim të tillë nuk e kishte bërë me dashje.