Aktualitet Ndihmoi shqiptarët të kalojnë kufirin, dënohet gjyshja angleze

Ndihmoi shqiptarët të kalojnë kufirin, dënohet gjyshja angleze

Kishte një punë të mirë si menaxhere në një kompani kateringu në Londër, por 53-vjeçares Jackie Willis i pëlqente ideja që të fitonte një shumë të mirë parash vetëm për të bërë një udhëtim disa orësh në shoqërinë e disa të panjohurve.

Por paratë e shpejta sjellin edhe rreziqe, kryesisht rreziqe. Të panjohurit në fakt ishin tre shqiptarë që kishin paguar shumën e 3000 sterlinave për të kaluar nga kufiri francez tunelin që ndan kontinentin me Britaninë e Madhe.

Jackie Willis, anglezja e arrestuar

Por pikërisht në Calais, makina e anglezes bashkë me tre shqiptarët u ndalua nga forcat e rendit, duke zbuluar skemën e transportit ilegal.

Gjykatën franceze nuk e “zbuti” as fakti që është gjyshe, as lotët e derdhura, as fakti që do të kalojë festat e fundvitit në qeli. Britanikja u dënua me 6 muaj burg, dhe nuk mund të kthehet në Francë për të paktën 2 vjet.