Presidenti amerikan Joe Biden pritet t’u kërkojë shteteve perëndimore të veprojnë ndaj ndikimit në rritje të Kinës. BBC, që citon një bashkëpunëtor të Biden, tha se presidenti amerikan do të kërkojë një aleancë të re për të rivalizuar investimet në infrastrukturë të Pekinit, në vendet në zhvillim.
SHBA dhe aleatët akuzojnë Kinën për punë të detyruar dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang. Më herët gjatë vitit, SHBA, BE, Britania e Madhe dhe Kanadaja, vendosën sanksione të koordinuara ndaj Pekinit.
Sanksionet, ku u përfshinë masa të ndalimit të udhëtimeve dhe ngrirje të aseteve, shënjestruan zyrtarë të lartë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut kundër komunitetit ujgur.