Kryeministri Edi Rama habiti mbrëmjen e kaluar fantazinë, teksa postoi në Instagram një foto të tij në versionin e Davidit të Mikelanxhelos. Përpara “statujës” së shefit të qeverisë nudo qëndronin dy liderët e opozitës shqiptare, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, duke bërë “slefie”.
Memeja ishte realizuar nga faqja e njohur e memeve “Brryli Brodway
Postimi i Ramës e ndezi rrjetin me komente nga më të ndryshmet, teksa shumë e cilësuan si sulm që i tejkaloi kufijtë e ironisë ndaj kundërshtarëve politikë. Por në mungesë të një reagimi nga PD apo LSI për ironinë therëse të Ramës, me dyshen Basha-Kryemadhi që ishin të impresionuar përballë kryeveprës së Mikelanxhelos, opozitën kryeministrit duket se ka zgjedhur t’ia bëjë po vetë “Brryli Brodway”, që është edhe e preferuara e Ramës.
Teksa Rama nën foton e shpërndarë dje shkruante “Ej Brryli Broadway ça bohet kshu nga doli kjo”, faqja pikante replikoi me shefin e qeverisë duke ju përgjigjur: “Ça ka ky me ne mer vlla se na e boni fiksim? Ktij ka fillu me ju duk sikur i bo Brryli te gjitha fotoshopet”.
Ndërkohë, përplasja Rama-Brryli ka vijuar edhe të dielën, pasi në Instagramin e faqes së njohur është postuar një fotomontazh, këtë herë me Sali Berishën në rolin e Davidit nudo dhe kryeministrin Rama, zv.kryeministrin, Erion Braçe, këshilltarin Endri Fuga dhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që realizojnë një foto poshtë statujës.
“Ej o Edi Roma ça bohet kshu me ju mer jahu, keni nerru korsi ee…????Mjesi kecat e Dajes”, shkruhet në postim.