Një grabitje e shkuar keq në Florida përfundoi me 4 viktima, pas një përleshje të armatosur mes grabitësve dhe forcave të policisë.
Sipas pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbën jetën dy grabitësit, shoferi i kamionit që ata kishin marrë peng si dhe një person tjetër që qëndronte në makinën e tij pranë vendngjarjes.
E gjitha kjo nisi pasi dy persona të armatosur hynë në një dyqan bizhuterish në Miracle Mile të Coral Gables dhe dolën prej aty me disa diamante. Punëtorët e dyqanit ndezën sistemin e alarmit dhe që në këtë moment pati të shtëna armësh ku për pasojë u plagos një punonjëse, e cila ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar.
Grabitësit u larguan më pas me fugonin e tyre të cilën e braktisën dhe rrëmbyen kamionin e UPS së bashku me shoferin e tij. Menjëherë policia u vu në ndjekje të tyre dhe një “garë shpejtësie” u zhvillua në autostradë për rreth 30 km.
Trafiku i rënduar bëri që kamioni i UPS të bllokohej dhe ishte pikërisht ky moment ku nisën për të dytën herë të shtënat e armëve.
Mbi 19 policë qëlluan mbi 200 herë mbi grabitësi.
Si pasojë e të shtënave humbën jetën dy grabitësit, shoferi i kamionit të UPS dhe një person që u qëllua nga një plumb qorr, ndërsa qëndronte në makinën e tij shumë pranë vendngjarjes.
Mediat raportojnë se për shoferin e kamionit të UPS ishte dita e parë e punës në këtë kompani.