Extra Ndodh edhe kjo! Polici gjerman ‘harron’ detyrën dhe kërcen me shqiptarët dhe...

Ndodh edhe kjo! Polici gjerman ‘harron’ detyrën dhe kërcen me shqiptarët dhe bën shqiponjën (VIDEO)

Tifozët shqiptarë që po ndjekin Kombëtaren në Gjermani shpesh janë bërë shpesh personazhe me festimet dhe aktivitetet e tyre.

Vallet tona tradicionale, të cilat tifozët i kërcejnë shpeshherw, kanë “joshur” dhe forcat e rendit të vendit mikpritës.

Në rrjete sociale qarkullojnë video të shumta me këto momente gazmore.

Në një prej tyre një oficer policie gjerman ka “braktisur” detyrën dhe kërcen me shqiptarët.

Me sa duket polici po e shijon shumë kërcimin dhe përveç hapave bën dhe shenjën e shqiponjës me dy duart.