Policia në Sllovaki ka gjobitur pronarin e një makine, timoni i së cilës drejtohej nga qeni i tij.
Fotoja e kapur nga kamera e kontrollit të shpejtësisë, e postuar në rrjetet sociale, tregon qenin e lumtur në sediljen e shoferit, të automjetit “Skoda”.
Pronari i makinës këmbënguli se qeni i kishte kërcyer papritur në prehër, por oficerët thanë se pamjet tregonin të kundërtën.
Nuk është e qartë nëse gjoba e lëshuar për pronarin, ishte për shpejtësinë apo për qenin në timon.