Një stacion televiziv shtetëror në Iran (IRIB) të premten ka transmetuar vetëm pjesërisht shortin e Botërorit të Rusisë, që u zhvillua në Pallatin e Kremlinit në Moskë. Më saktë, vetëm pjesën e caktimit të grupeve. Arsyeja është e pazakontë.
Problemi i iranianëve ka qenë veshja e prezantueses Maria Komandnaya. Kultura e tyre nuk e lejon që femra të tregojë pjesët e trupit dhe nuk mund të transmetonin pamje të cilësuara “të pakëndshme”. Disa ditë më parë, mediet iraniane kishin paralajmëruar se transmetimi i drejtpërdrejt do të varej nga mënyra se si do të vishej bukuroshja ruse.