Sport Ndodh për herë të parë në Serie A, Inter-Torino do të gjykohet...

Ndodh për herë të parë në Serie A, Inter-Torino do të gjykohet vetëm nga femrat

Tashmë që Seria A u vendos dhe Interi zyrtarizoi edhe matematikisht titullin e 20 kampion, pasi mundi Milanin në derbi, ndeshja e radhës e zikaltërve ndaj Torinos do të ketë sërish një risi, ajo do të gjykohet nga një trupë e plotë me arbitre femra.

Në të kaluarën ka pasur raste kur arbitre femra kanë qenë në rolin e kryesores apo asistentes, por në këtë rast bëhet për një risi pasi e gjithë treshja do të jetë me femra.

Inter tashmë është shpallur matematikisht kampione e Italisë për të 20-tën herë pasi mposhti Milanin në derbi dhe sfida ndaj Torinos, do të ketë më shumë shijen e festës për popullin zikaltër.