Aktualitet Ndodhej në makinë me vëllain, dhunohet efektivi i policisë në Tiranë

Ndodhej në makinë me vëllain, dhunohet efektivi i policisë në Tiranë

Një punonjës policie është  goditur me sende të forta nga dy persona teksa ishte në makinë bashkë me vëllain e tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Dy të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se punonjësi i policisë bashkë me të vëllanë kanë qenë duke lëvizur në zonë dhe një grup prej disa personash i kanë parë dhe i kanë ndaluar. Personat e tjerë i kanë kërkuar një shumë parash vëllait të efektivit, pasi ata pretendonin se borxhi dhe konflikti mes tyre ishte i vjetër. Në sherr e sipër të rinjtë janë goditur me sende të forta si shkopinj e gurë.

“Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshirë”, njoftoi policia.