Rritja e paprecedentë e çmimit të naftës po ndikon negativisht në sektorin e peshkimit, duke bërë që aktiviteti të tkurret dhe prodhimi të bjerë.
Në një intervistë për SCAN TV, Zëvendës Ministri i Bujqësisë, Roland Kristo shprehet pavarësisht se nafta është pa taksa në këtë sektor, sërish kosto është shumë e lartë.
“Me krizën, sektori ka një vështirësi sepse çmimi i karburanteve për sektorin e peshkimit është rritur. Ditën e premte çmimi ka qene rreth 170 leke me TVSh, i cili është një çmim shume i larte për peshkimin, kështu qe sektori ne ketë pjese po ndjen dhe efektet e krizës globale te rritjes se çmimeve te karburantit. Mos harrojmë qe peshkimi e merr karburantin pa akcize, pa takse qarkullimi dhe pa taksen e karbonit. Megjithatë çmimi është shume i larte. Aktualisht numri i ditëve te anijeve te peshkimit është me i ulet se një vit me përpara, normalisht reflektuar kjo dhe me prodhimin,” u shpreh Roland Kristo, Zv.Ministër i Bujqësisë
Sipas Zv.Ministrit Kristo, për të lehtësuar këtë industri, Ministrisë së Financave i janë propozuar dy skema ndërhyrjeje, ku njëra lidhet me TVSH-në dhe tjera me kompensimin direkt të peshkatarëve.
“Jemi duke diskutuar me Ministrinë e Financave për te dy format, qofte nëpërmjet TVSH-se dhe qofte nëpërmjet një mbështetje te DPD, duke ndjekur natyrisht dhe eksperiencën e vendeve te tjera te Bashkimit Europian. Ne rast se nëse ne do përjashtojmë anijen e peshkimit ne blerjen e karburantit tek TVSH-ja dhe e gjithë pjesa e TVSH-se kalon tek fatura ne shitje. Por ne këtë rast nuk e paguajnë anijet e peshkimit por e paguan tregtari. Pra detyrimi i lind tregtarit kështu qe kemi një zbritje te TVSh-se. Për shtetin nga ana financiare nuk ka asnjë efekt negativ, sepse te njëjtën sasi TVSH-je duke marre një pjese ne dogana, një pjese ne tatime, do ta marre te gjithën ne tatime por nuk e merr nga anijet e peshkimit, por nga tregtari. Ndërsa mbështetja është një forme e drejtpërdrejtë subvencioni”, tha Kristo.
Sektori i peshkimit është ndër më të formalizuarit në ekonomi ku shitja e prodhimit bëhet tërësisht me faturë. E ndërkohë që ka tejkaluar pasojat e tërmetit dhe pandemisë, duket se po has vështirësi të mëdha nga kriza e çmimeve.
Elisabeta Dosku / SCAN