Aktualitet Ndryshime dramatike temperaturash në gjithë globin, ja se si do të jetë...

Ndryshime dramatike temperaturash në gjithë globin, ja se si do të jetë Shqipëria në të ardhmen

Rreth 8 në 10 qytete në botë do të përjetojnë ndryshime dramatike, sa i përket temperaturave, sipas studimit të 520 qyteteve kryesore të botuara në revistën shkencore britanike Plos One.

Tirana nuk bën përjashtim. Përkundrazi, është në qytetet që do kenë rritje të ndjeshme të mesatares së temperaturave në të gjithë stinët e vitit. Sipas studimit, në kryqytetin shqiptar deri në 2050, do të rriten me thuajse 4% temperaturat.

E gjithë situata në Europë duket se do të ndryshojë ndjeshëm, sikur të dhënat e hartës tregojnë qytetet kryesore të ngjyrosura me të kuqe. Veçohet Lubjana, kryeqyteti i Sllovenisë, e cila parashikohet të ketë ndryshimin më të lartë sa i përket temperaturave, me rreth 15 gradë rritje.

Studimi nënvizon se, nga 2050 qytete të ndryshme të botës do të bëhen më të nxehta, sidomos gjatë dimrit dhe verës. Sezonet e lagështa do të jenë më të thata dhe sezonet e thata do të thahen edhe më shumë. Analiza tregon se 77% e qyteteve në mbarë botën do të përjetojnë një ndryshim të habitshëm të kushteve klimatike, me 22% që do të hasin kushte që aktualisht nuk ekzistojnë.

Zhvendosja më dramatike do të ndodhë në qytete më veriore, me klimën e tyre në vitin 2050, që do i ngjajë klimës së sotme të qyteteve mbi 1.000 kilometra në jug. Në Evropë në veçanti, qytetet do të jenë 3,5 ° C më të ngrohtë në verë dhe 4,7 ° C në dimër. Kjo do të thotë që Londra, për shembull, do t’i ngjante Barcelonës së sotme, Moska- Sofjes së sotme, Stokholmi – Vjenës së sotme.

Rajonet tropikale do të përjetojnë ndryshime më të vogla në temperaturë, por ndryshimet konsistojnë në reshje me muajt më të lagësht me 5% dhe muajt më të thatë do jenë 14% më të thatë. Në përgjithësi, tropikët do të bëhen më të thata dhe thatësirat më të rënda. Megjithatë, këto parashikime duhet të konsiderohen si rasti më i mirë dhe përmbajnë një përqindje të lartë të pasigurisë, pasi nga 22% e qyteteve që do të përjetojnë kushte të reja klimatike, 64% janë të vendosura në tropikë.

Studimi tregon se, Madridi do të shndërrohet si Marrakesh i tanishëm deri në vitin 2050, dhe Stokholmi si Budapesti.

Mungesa e ujit do të ndikojë në shumë qytete në klimë të butë si rezultat i ngrohjes globale, e cila parashikohet të jetë deri në 3.5C në qytetet evropiane në verë dhe 4.7C në dimër.