Aktualitet Ndryshime edhe në Policinë Rrugore të Tiranës

Ndryshime edhe në Policinë Rrugore të Tiranës

Lëvizjet në polici prekin dhe qarkullimin rrugor në Tiranë që deri më tani i kishte shpëtuar “furtunës” pas emërimit në krye të uniformave blu të Gledis Nanos.

Erion Ahmeti nga shef i qarkullimit rrugor Tirane emërohet në sektorin e sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në vend të tij në krye të komisariatit Policisë Rrugore rikthehet Besmir Qibini, i cili e ka mbajtur këtë post më herët në vitin 2014-2015.