Skënder Hita është emëruar Drejtori i Policisë së Durrësit, i cili deri tani mbante postin e Drejtorit të Policisë së Dibrës.
Ndërkohë në Dibër është emëruar Drejtor i Policisë, Dhimitraq Ziu, i cili mbante deri tani postin e zv/drejtorit për Rendin në Durrës.
Këto janë ndryshimet e para të drejtuesve të policisë pas marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.