Kryesore Ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, KE: Pranojmë votimin, por…

Ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, KE: Pranojmë votimin, por…

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero

Pas votimit në Parlament ka ardhur edhe reagimi i Komisionit Evropian. Zëdhënësja Ana Pisonero u shpreh se “teksa e pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë i disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq nuk iu dha më shumë kohë fazës përgatitore për të gjetur një kompromis mes të gjitha partive në Këshillin Politik”.

Pisonero thotë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara nga Parlamenti më 23 Korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 Qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli kur vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit në mars.

“Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor të implemotojnë ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohen”, thotë Pisonero.