Jani Aliajt, një nga të shumëkërkuarit e autoriteteve shqiptare që u arrestua në Athinë disa ditë më parë, ka ndryshuar tërësisht pamjen.
Kjo është foto aktuale e Jani Aliajt, ku duken qartë ndryshimet në pamjen e tij të jashtme.
Jani Alia 47 vjeç u arrestua në Athinë nga policia greke falë shkëmbimit të informacionit me autoritetet shqiptare.
Jani Alia është një nga të shumëkërkuarit e drejtësisë shqiptare. Ai është dënuar me burgim përjetë në mungesë për vrasjen e Elton Çiços. Kjo ngjarje ndodhi më 1 Maj të vitit 2016 në një lokal pranë shkollës “Emin Duraku”.
Alia është nga Tepelena dhe e ekzekutoi 36-vjeçarin Çiço me dy plumba teksa qëndronte i ulur në lokal. Shkak i vrasjes dyshohet hasmëria mes Jani Alisë dhe Elton Çiços, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiço për drogë.
Për këtë ngjarje Alia u ndihmua nga Renato Milloshi 36 vjeç, djali i ish-kreut të komunistëve Hysni Milloshi.